Paraditen e së mërkurës nisi seanca dëgjimore e Komisionit të Sigurisë me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, prokurorin e përgjithëm Adriatik Llalla dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

I pari që u shpreh për këtë çështje ishte Visho Ajazi, i cili tha: “Rreth 2 muaj më parë morëm informacion për një pajisje të teknologjisë së lartë që kishte ardhur në Shqipëri, në Vlorë. Ishte në një ambient trajnimi të policisë shqiptare. Kontaktova me prokurorin e përgjithshëm për këtë pajisje. SHISH-i informoi institucionet e shtetit, duke bërë detyrën, për një pajisje që mund të cënonte sigurinë kombëtare”. Ajazi shtoi se kaq ishte detyra e institucionit që ai drejton: “Pas kësaj, e kishte në dorë prokuroria për të marrë informacione të mëtejshme. Nuk jemi interesuar kurrë se si është përdorur, ky është tagri i Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk kishim mundësi për më shumë informacion. Nuk dimë se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar”.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE, AKTIVITET NË MUZEUN “OSO KUKA”
Artikulli tjetërSTAR TREND – 18.05.2016