Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar kërkesat e partive parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në këtë komision, Partia Demokratike kërkon votim dhe numërim elektronik të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon lista të hapura, kërkesë që nuk pranohet nga aleatja e saj në qeveri, Partia Socialiste. Në komision kërkohet depolitizimi i komisioneve zgjedhore. Ekspertët e mandatuar nga komisioni është paraqitur një liste me 36 çështje. Shpëtim Idrizi tha: “Më në fund duket se do të kemi një produkt konkret. Kemi një matricë ku mund të fillojmë punën pas plot një viti. Komisioni të mblidhet më shpesh sepse po afrojnë zgjedhjet”. Ndërsa Arben Ristani i PD-së deklaroi se “nuk është faji i opozitës për këtë sorollatje, pasi e kemi paraqitur që në majin e kaluar propozimin tonë”. “E rëndësishme është që ka vullnet politik për elektronikën, kështu që të nisim punën. Me votimin elektronik ne zgjidhim procesin e votimit, identifikimit dhe numërimit”, tha Ristani.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA VOLEJBOLLISTI ROBERT BOROVA
Artikulli tjetërLIRIMI I HARADINAJ, PRESIDENTI SERB AKUZON BE-NË