Komisioni Hetimor i ngritur për hetimin e Presidentit Meta nëse ka kryer apo jo shkelje për dekretet për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, është mbledhur sërish këtë të premte.
Pas marrjes së një Opinioni nga ana e Komisionit të Venecias, Komisioni ka zgjeruar objektin e hetimit dhe për veprimet e presidentit në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Më parë Komisioni Hetimor për Metën shtyu me 4 muaj veprimtarinë hetimor për presidentin Meta.
Mazhoranca pak kohë më parë ka bërë pjesë të axhendës së këtij komisioni edhe shkeljet me dekretimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese, ndërkohë që miratimi i këtyre shtesave mbi objektin e punës do të bëhet sot.
“Miratimi i procesverbalit të mbledhjeve të komisionit datë 18.09.2019 dhe 03.12.2019; Miratimi i shtesave në Planin e Hetimit të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të
ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës së ndjekur nga Presidenti i republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”, thuhet në njoftimin e Parlamentit.