30 vite pasi kanë përfunduar studimet e përgjithshme në shkollën e mesme “Oso Kuka” këtu në qytetin e Shkodrës, maturantët e vitit 1989 janë mbledhur këtë të martë në ambjentet e kësaj shkolle për t’ju kthyer shoqërive dhe kujtimeve të vjetra.

Familjarë dhe shumë larg viteve të rinisë ish-nxënësit maturantë të shkollës “Oso Kuka” u ulën në të njëjtat banka ku kanë mësuar vite më parë. Me shumë emocion e ka pritur këtë takim Valbona Troshani e cila tregon se shoqërinë e gjimnazit e ka patur tepër të vështirë ta ruajë për shkak të emigraionit.

Vitet mbi supe nuk i kanë ndalur të përjetojnë edhe njëherë ritmin e jetës si maturantë. Madje gjithçka duket se ka qëndruar në vend për këta prinder që dikur ishin maturantë të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër.

Të ritakohesh me miqtë e periudhës më të bukur të jetës. Kjo ishte nga surprizat më të bukura për shumë nga ish-maturantët e vitit 1989.

Artikulli paraprakATMOSFERA, VELIPOJA NË NETË VERE
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJT FUNDIT RRUGA ADA-BY PASS NË RRETHINA