Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një seancë plenare ditën e sotme e cila do të fillojë në orën 10:00.
Në rendin e ditës thuhet se do të zhvillohet një interpelancë urgjente me kryeministrin, e kërkuar nga një grup deputetësh.
Ndërkaq do të vijohet më tej me çështjet e tjera të caktuara në rendin e ditës.
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 11, datë 26.2.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si
më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 22.02.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin kërkuar nga grup deputetësh. (Neni 80 Kushtetutë neni 96 Rregullore Kuvendi)
4. Akt Normativ nr. 4, datë 5.2.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
5. Akt Normativ nr. 5, datë 12.02.2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
6. Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktues dhe shoqërive “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “Për një ndryshim në marrëveshjen e konçensionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013” të ndryshuar””.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
7. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”. (Kandidatura e z. Gaspër Marku) (Kandidatura e z. Leka Bungo) (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 93 dhe 94 të ligjit nr 97/2013
“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”, si dhe nenet 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit)
Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).