Task Forca kundër kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë ka kërkuar më shumë angazhim në raportimin e dyshimeve për raste të mundshme të kultivimit, pavarësisht se në vitin 2024 numri ka qenë pesë herë më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme. Në cilësinë e kreut të kësaj Task Force, prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, theksoi se krimi po sofistikohet dhe tashmë është i përqendruar kryesisht në ambiente të mbyllura.

Nga ana tjetër, zv/drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Taulant Gjoka, ngriti shqetësimin se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë denoncim nga institucionet përgjegjëse.

Task Forca antikanabis në Lezhë theksoi se lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet një prioritet dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve. Autoritetet bënë thirrje për raportim të çdo rasti të dyshimtë, duke nënvizuar se vetëm përmes vigjilencës dhe angazhimit të përbashkët mund të parandalohet ky fenomen.

Artikulli paraprakPOLIKLINIKA PËR SHËRBIME, SPITALI PËR RASTE KRITIKE
Artikulli tjetërIFTARI MADH NË XHAMINË E MJEDËS