A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me flokët tona të prera në një sallon bukurie? Ndërsa ka shumë opsione, duk filluar nga ripërdorimi i tyre për paruke, një parukiere zgjodhi të krijonte një vepër arit me flokë, fytyrën e kryeministrit të Britanisë së madhe, Boris Johnson.
Davina Fox nga Somerset, mblodhi flokët e prera gjatë pandemisë në nuanca të ndryshme dhe i përdori ato për të krijuar një mural me kryeministrin britanik.
Artistet me këtë ide të veçantë, iu deshën 16 orë për të përfunduar veprën e saj, duke vendosur me kujdes çdo fije floku.
“Ky është ‘FlokArti’ im, flokët që kam prerë nga klientët, familja dhe miqtë e mi nga fundi i bllokimit të parë deri në fillim të bllokimit të dytë”, shkroi Fox, duke shpërndarë imazhe në faqen e saj në Facebook.
Duke folur për “The Sun”, Fox tha se vendosi t’ia kushtonte punën kryeministrit për të shprehur mirënjohjen saj, ndaj përballjes së tij me pandemisë.
“ Mendoj që ka një mënyrë më të mirë për të shprehur mirënjohjes sesa të përpiqem të bëjmë foto me të”, tha ajo.
Reagimet lidhur me krijimin e gruas ishin të ndryshme, disa e pëlqyen, ndërsa disa të tjerë mbetën konfuzë.