15 shefa të njohur kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision të veçantë dhe human në mbështetje të shtëpisë “Rosalba”, qendrës rezidenciale për vajzat e mitura pa kujdes prindëror. Me mbështjen e “Rotary Club” në Lezhë, kuzhinieret organizuan një mbrëmje bamirësie të ardhurat e së cilës do të shkojnë për këtë qendër në të cilën janë të akomoduar të mitura me probleme sociale nga e gjithë Shqipëria.

Ftesës për të kontribuar në këtë mbrëmje bamiëesie ju përgjigjën dhjetra qytetar mes të cilëve dhe personalitete të ndryshme nga Lezha dhe më gjërë.

Teksa foli për rendesinë e shtëpisë “Rosalba”, drejtuesja e kësaj qendre rezidentiale për vajzat pa kujdes prindëror, motËr Alma Zogu e konsideroi si mjaft të domosdoshme këtë mbështetje.

Shtëpia “Rosalba” ndodhet në fshatin Gjadër të Lezhës dhe është ngritur 8 vite më parë si një nevojë për t’ju ardhur në ndihmë vajzave të mitura me probleme të ndryshme.

Artikulli paraprakDËMET NGA SHIU NË BAJZË, NDËRHYN UKQ sh.a
Artikulli tjetërDITA E RINISË, TË RINJTË: ZGJIDHJA EMIGRIMI