Veprimtaria 45-vjeçare e koreografit të njohur Lezhjan Gazmend Golemi, u ngjit në skenen e pallatit të kultures.Mbrëmja koreografikë bëri bashkë valltar të grupmoshave të ndryshme, të cilët prezantuan artin dhe kulturen përmes valleve popullore dhe folklorike.Pjesë e këtij eventi kulturor u bënë dhe artista të tjere lezhjan, përformanca ë të cileve u gërshetua me pjeset koreografike, duke tërhequr në maksimum vemendjen e publikut që kishin mbushur sallen e pallatit të kultures.
Përgjatë veprimtarisë së tij 45-vjeçare ka patur si qëllim të mbajë gjallë traditen dhe ta përcjelle tek brezat thotë koreografi Gazmend Golemi, sipas të cilit do të vijojë të japë kontributin e tij në këtë zhaner.
I pranishem në këtë mbrëmje koreografike kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se Gazmend Golemi është një nga vlerat më të spikatura të artit dhe kultures lezhjane, por edhe më gjere.
Gazmend Golemi u ngjit për herë të parë në skene në moshen 6 vjeçare, e që prej asaj kohe arti koreografik u bë pjesë e pandashme e jetes së tij, duke nxjerr dhjetra grupe valltaresh të cilët kanë marre pjesë në aktivitete kulturore brenda dhe jashtë vendit, duke u vlersuar dhe me çmime.