Hitët më të njohura shqiptare e botërore jehuan në Shkodër në një qoshkë të qytetit, aty, tek “Arka” e të rinjve.
Vokalisti Dolinar Spahija shoqëruar në perkusione nga Ergys Myftari sollën një atmosferë të tillë që vetëm muzika live dhe jokomerciale mund të krijojë. Përcjellur nga zëri dhe duartroktijet e një publiku të vogël, kjo mbrëmje tregoi se për të kaluar mire duhet vetëm disa doza tingujsh muzikor dhe një gotë birrë.
Takimet me artistë të ndryshem nga të gjitha fushat janë bërë tashmë të zakonshme në Qendrën Rinore “Arka”, e cila po mundohet të japë sadopak kontribut në jetën artistike të qytetit.