Ditën e sotme është mbajtur i pari takim i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij u shpreh se shpopullimi i vendit është një plan ën mënyrë që në vend të mbetet vetëm një pakicë e shoqërisë e cila është e pasur, ndërsa bëri thirrje për qytetarët që në 12 nëntor të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita dhe të thonë fjalën e tyre.

“Garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë që Rilindja i ka shpallur luftë të programuar se forcimi e zgjerimi i saj është garanci për demokracinë. Ndaj qëllimisht me arrogancë injorohen kërkesat e pedagogëve. Dje partia takim me përfaqësi të prindërve parashkollor për një kopsht që është mbyllur. Për shkak të ramaformës po bëhet çdo përpjekje për të zvarritur procedurat ndërsa fëmijët pësojnë traumë. Arbitraritet që nu kursen s shëndetin mendor të vogëlueshve. Ç’mund të presësh nga një skizofren?

PL fton qytetarët që në 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Të jenë të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se koha e arbitraritetit e nëpërkëmbjes të drejtave të shqiptarëve, ka marrë fund. I ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të bashkohen me moton për të larguar qeverinë grabitëse të të ardhmes së tyre e për ti dhënë fund largimit të të rinjve nga Shqipëria. E thanë edhe britanikët, është plan për shpopullimin e vendit që të rrinë një pakicë e pasur. Projekti ka marrë fund. për këtë jemi angazhuar që në 25 Korrik. Shqipëria do i përkasë të rinjve e shqiptarëve. Ju falenderoj për angazhimin tuaj. Mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt do jemi të gjithë në shesh të festojmë rikthimin e demokracisë, por duhen shtuar përpjekjet që kjo të bëhet që më përpara. PL do përmbushë misionin historik përmes bashkëpunimit që bazohet mbi vlerat më të larta të atdhedashurisë”, tha ai.

Artikulli paraprakSITUATA COVID-19 NË VEND! ASNJË HUMBJE JETE DHE 27 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërPARTIA E LIRISË VOTON SOT KRYESINË E RE, KUSH JANË 33 KANDIDATËT QË MARRIN PJESË NË GARË