Mbretëresha Elizabeth II e cila së fundmi ka bërë 95 vjeç i është ofruar çmimi i vjetërsisë nga revista “The Oldie” çmimi ‘E moshuara e vitit’. Megjithatrë duket se mbrtëresha nuk ka qenë fort dakord duke pasur parasysh se e refuzoi me finesë duke ua bërë të qartë se nuk ndihej e moshuar.

Njeriu sipas mbretëreshës Elizabeth plaket vetëm kur e ndjen veten të tillë.

Monarkja më e gjatë në vend pritet të shënojë Jubileun e saj Platinum vitin e ardhshëm pas 70 vitesh si Mbretëreshë.

Bashkëshorti i saj i ndjerë, Duka i Edinburgh, ishte personazhi i cili kishte marrë çmimin ‘I moshuar i vitit’ në vitin 2011.

Kur Princi Filip fitoi çmimin në vitin e ditëlindjes së tij të 90 -të, ai u përgjigj: “Nuk ka asgjë si ajo që të kujton moralin se vitet po kalojnë – gjithnjë e më shpejt – dhe se copëzat kanë filluar të bien nga ‘korniza e lashtë’.

“Por është mirë të mbahesh mend”.

Bashkëshorti i Mbretëreshës vdiq në Prill në moshën 99 vjeçare.

Artikulli paraprakEDHE NË PANDEMI, SHQIPTARËT I RRITËN SHPENZIMET PËR VESHJE E KËPUCË, TË VETMIT NË EUROPË
Artikulli tjetërPSE E HUMBIN BETEJËN ME COVID-IN NJERËZIT EDHE PAS VAKSINIMIT?! FLET MJEKJA AMERIKANE