Ndeshjet e javës së 16 të Kategorisë Superiore kanë konfirmuar tashmë se po fillon të krijohet një ndarje e qartë e skuadrave të cilat do të tentojnë deri në fund për titullin kampion dhe atyre të cilat do të luftojnë për mbijetesën. Në pjesën e sipërme të tabelës tashmë është e qartë se është krijuar një katërshe e kryesuar nga Partizani që ndiqet nga Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, të cilat përmblidhen në katër pikë. Këto skuadra duket se janë ata të cilat do të luftojnë për titullin dhe për Europën në këtë sezon. Pak më i shkëputur është Erzeni, që ka kaluar çdo pritshmëri në këtë sezon dhe është i vetmi që mund të cilësohet në mesin e artë të tabelës deri tani.

Ndërkohë, vijon edhe grupi i mbijetesës me Laçin, Kastriotin, Bylisin, Teutën dhe Kukësin që janë të përmbledhur gjithashtu në vetëm 4 pikë e ku javë pas jave mund të ketë ndryshime të rëndësishme në pozicionimin e tyre.

JAVA 16
Të premten
Laçi-Tirana 1-2
Bylis-Kukësi 0-0
Partizani-Vllaznia 1-2

Të shtunën
Egnatia-Erzeni 1-1
Teuta-Kastrioti 2-0

Sssssssssssss

Artikulli paraprakZYRTARE/ GODITJE E MADHE NË MERKATO, BEKIM BALAJ FIRMOS ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërKOSOVË, SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK NË VITIN 2023