Mbreti Charles III ka pritur në një takim në ‘Buckingham Palace’ ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe Uran Ferizi. Diplomati shqiptar i ka dorëzuar kredencialet si ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Ferizi bën të ditur se zhvilloi një bisedë të ngrohtë për aleancën, vlerat e përbashkëta dhe admirimin e ndërsjellë. Më tej ambasadori shqiptar shkruan se mbreti Charles III është i prirur për të vizituar Shqipërinë.
‘Sot pata nderin e madh t’i dorëzoj kredencialet e mia, si Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, para Mbretit Charles III. Ne patëm një bisedë të ngrohtë për aleancën tonë, vlerat tona të përbashkëta dhe admirimin e ndërsjellë. Madhëria e tij është shumë e prirur për të vizituar Shqipërinë. Rroftë mbreti! Rroftë Shqipëria!’- shkruan ambasadori shqiptar.
Uran Ferizi, 42 vjeç u emërua si ambasador i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe më 24 dhjetor të vitit 2023. Uran Ferizi po ashtu do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Irlandë si ambasadori jo rezident