Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë në 27 mars, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2024 në grupin E. Përballja e Varshavës do jetë e para për trajnerin Sylvinho në krye të kuqezinjve.

Braziliani tanimë ka konfirmuar ftesën për Seferin, teksa edhe mbrojtësi i Partizanit Andi Hadroj ka marrë një telefonatë për të qenë pjesë e kuqezinjve. 24-vjeçari nga Puka vijon të jetë pjesë e kuqezinjve, tanimë jo më për miqësore. Mbrojtësi i djathtë ka qenë pjesë e Shqipërisë në tre takime, teksa debutoi tetorin e 2022 në kohën e Edy Rejas. Forma e mirë me Partizanin ka bërë që Hadroj të vijojë të ndiqet nga stafi kuqezi. Ftesa për të tanimë mund të quhet e konfirmuar.

Emri i ri që pritet të jetë risia e Sylvinhos është Anis Mehmeti. 22-vjeçari i lindur në Londër kaloi në janar te Bristol City në Championshipin anglez, duke bërë paraqitje të shkëlqyera. Me tre ndeshje te U-21, fantazisti pritet të jetë basti i Sylvinhos.

Artikulli paraprakBERISHA DHE META ‘SFIDOJNË’ CELIBASHIN, REGJISTROJNË KOALICIONIN KU PËRFSHIJNË PD!
Artikulli tjetërPËRFUNDOI NË BURG 8 DITË PASI LINDI FËMIJËN, SPIROPALI BËN THIRRJE PËR LIRIMIN E DIANA BAHÇES