Vllaznia deri më tani ka humbur lojtarët si Arlind Kalaja që ka nënshkruar me Kukësin dhe Erald Çinari që pritet të zyrtarizohet në Spanjë.

Një tjetër lojtar që mund të luajë në të ardhmen jashtë vendit është mbrojtësi Denis Pjeshka.

Sikurse raportojnë mediat në Turqi skuadra e ligës së dytë, Denizlispor, po e vëzhgon me kujdes dhe drejtuesit e saj po punojnë për të përforcuar mbrojtjen.

Ndërkohë edhe pse akoma nuk është prezantuar në mënyrë zyrtare duket se gjirokastrtitët e luftëtarit kanë mbyllur “punë” me sulmuesin e Vllaznisë Erjon Vucaj.

Edhe pse nuk është bërë prezantimi i tij zyrtar në këtë ekip nga sa bëhet me dije sulmuesi shkodran ka qenë në Gjirokastër pasi ka gjetur akordin më këtë skuadër sa i përket kushteve financiare për të veshur fanellën e Luftëtarit.

Madje në faqen zyrtare të Klubit të Futbollit Luftëtari nuk kanë nguruar ta prezantojnë si pjesë e skuadrës së tyre. Fotoja e publikuar të Erjon Vucaj shoqërohej me mbishkrimin “Erjon Vucaj vishet bluzi.

Fantazisti mbylli sezonin me Vllazninë dhe ka arritur akordin me drejtuesit për të qënë pjesë e Luftëtarit”.

Megjithatë klubi shkodran ka disa pretendime sa i përket mesfushorit dhe se ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkëputjen e marrëdhënieve me kuqeblutë.

Vllaznia po përballet me largime të mëdha lojtarësh si brenda dhe jashtë vendit ndërkohë sa i përket afrimeve dhe përforcimeve të mundshme akoma nuk ka asnjë lëvizje.

 

Artikulli paraprakTROFEU “KORÇA”, DHOLLA I VLLAZNISË FITUES I ETAPËS SË II
Artikulli tjetërE AKUZUAN PËR DHUNË, DREJTORJA NGRE PADI