Mbrojtësi i Polonisë, Bartosz Salamon ndryshe nga mendimi i përgjithshëm pas mbrëmjes së djeshme se pavarësisht humbjes kundër Polonisë, kombëtarja e Shqipërisë dominoi ndeshjen, mendon totalisht të kundërtën. Salamon tha se ndeshja nuk ishte as e barabartë dhe se polakët arritën të sigurojnë bindshëm fitoren 1-0 përballë kombëtares shqiptare. Ai tha se patën një kontroll të lojës gjatë gjithë ndeshjes.

“Nuk e di si dukej nga jashtë, por më duket se kemi pasur një kontroll. Ne shënuam në pjesën e parë, më së miri do të ishte të shënonim një gol të dytë dhe të vri.snim lojën. Por ne kontrolluam Shqipërinë, ata kishin vetëm një gjysmë rasti. Ne donim të merrnim tre pikët bindshëm dhe ia dolëm. Kam arritur të tregoj atë që mund të bëj më së miri dhe jam i lumtur që fituam 1-0. Sot arritëm atë që donim, do të kthehemi te klubet me humor më të mirë”- tha ai.

Mbrëmjen e djeshme, kombëtarja shqiptare u mposht në Varshavë nga skuadra e Polonisë me rezultatin minimal 1-0, duke humbur kështu mundësinë për të nisur me fitore sfidat e grupit E, ku renditen të fundit me një ndeshje më pak njëjtë si Ishujt Faroe.

Artikulli paraprak“FJETA ME ÇORAPE JU NDIHMON PËR NJË GJUMË MË TË MIRË”, E KONFIRMON STUDIMI
Artikulli tjetërPOLICIA ZBARDH NJOFTIMIN RRETH NGJARJES SË NDODHUR PAK MINUTA MË PARË NË SHKODËR