Te Torino ka rënë alarmi. Mbrojtësi Mërgim Vojvoda mund të përfundojë te Milani dhe ky lajm nuk i pëlqen aspak ekipit Granada. Anësori nga Kosova ka qenë i domosdoshëm këtë edicion dhe një humbje e tillë, do linte një boshllëk të madh në skuadër.

Tuttosport shkruan se klubi nga Torino duhet të rinovojë kontratën e futbollistit. Edhe pse marrëveshja aktuale skadon në vitin 2024, frika është e madhe që mund t’u rrëshqasë nga duart Vojvoda.

Milani është një emër i madh i futbollit italian dhe do tundonte këdo. Vojvoda ka dalë nga të rinjtë e Standard Liege dhe në Belgjikë ka qenë pjesë edhe e Mouscron dhe Sint Truiden.

Artikulli paraprakDAJÇ, FERMERI: KATËR HERË U PËRMBYTA, ASNJË DËMSHPËRBLIM
Artikulli tjetërVENDIMI I GRUPIT TË PS PËR AQIF RAKIPIN, REAGON GAZMENT BARDHI: EDI RAMA PENG I KRIMIT TË ORGANIZUAR