Një prej shqetësimeve më të mëdha për fermerët në Malësinë e Madhe gjithë këto vite ka qenë grerëza e gështenjës. Për të mbrojtur kultivimin e gështenjave prej katër vitesh Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë një aksion për luftimin e saj në mënyrë biologjike. Këtë sezon hedhja e insektit që lufton këtë sëmundje u inspektua nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Një prej fermerëve u shpreh se bashkë me grerëzën e gështenjës një problem mbetet edhe kanceri tek gështenjat…

Ministrja Krifca tha se mbrojtja e gështenjës është shumë e rëndësishme pasi 25% e prodhimit shkon për eksporte. Po ashtu mbrojtja e gështenjës ndihmon familjet të cilat e kultivojnë në zonat e Malësisë së Madhe dhe të Shkodrës.

Disa vite më parë fermerët u përballën me problemin e grerëzës së gështenjës duke detyruar kështu prodhimin e një insekti në kushtet laboratorike duke përjashtuar përdorimin e pesticideve ose formave të tjera që ndikojnë negativisht. Kjo mënyrë është tejet e përhapur në Bashkimin Europian. Mbrojtja e gështenjës në Shqipër ka rëndësi për mjaltin që prodhon dhe vlerat kurative duke patur gjithnjë e më shumë kërkesa për eksportimin e gështenjës shqiptare drejt Europës, kryesisht në Itali.

Artikulli paraprakELVIS PLORI DREJTORI I RI SPORTIV I KLUBIT TË FUTBOLLIT VLLAZNIA
Artikulli tjetërINSTAT: GJYSMA E SHQIPTARËVE PO VDESIN NGA ZEMRA