Franca e fillon me fitore të thellë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të Kupës së Botës. Triumf i pastër në Botërorin e Katarit, 4-1 për të besuarit e Didier Deschamps, madje me përmbysje ndaj një Australisë që tregoi karakter vetëm në fillimin e sfidës.

Një aksion model i “Kangurëve” përfundon në mënyrë perfekte nga Goodwin, me sulmuesin e Adelaide United që shtyn topin në rrjetë, pas një goditje më të majtën. Francezët do vendosnin ekuilibrat në të 27-tën, me Rabiot. Pak më vonë, Rabiot ishte sërish protagonist, këtë herë me assist ndaj Giroud. Gjithçka nisi pas një humbje topi nga një lojtar i ekipit të Arnold, me “Gjelat” që përfituan më pas.Në këtë natë magjike nuk mungoi as Kylian Mbappe, duke u koordinuar mirë me një goditje me kokë (68’).

Festivali i golave do vazhdonte sërish, Oliver Giroud realizoi golin e radhës, i dyti personal për të.3 pikët e para për Francën, që gjendet në grupin D, së bashku me Denmark dhe Tunisia.

Artikulli paraprakQYTETI I NJOHUR NUK TRANSMETON BOTËRORIN E KATARIT, ZBULOHET ARSYEJA
Artikulli tjetërNËSE ZBATONI KËTË PARIM TË FILOZOFISË MUND TË JENI VËRTET TË LUMTUR