Ne kuader te zabtimit te projektit “Veprimtari lokale per mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin e qendrueshem te burimeve natyrore” Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodres organizoi nje takim me komunitetin e njesise administrative Guri I Zi.
Nepermjet ketij takimi synohej pjesmarrja e publikut ne procesin e planifikimit te veprimtarive per mbrojtjen e biodiversitetit dhe sherbimit te nevojshem te ekosistemeve per te siguruar trashegimine natyrore te Liqenit te Shkodres. Ne kete forum I pranishem ishte edhe nenkryetari I Sashki Shkoder Arben Gjuraj I cili ne fjalen e tij ofroj mbeshtetjen ne hartimin e masave per mbrojtjen dhe menazhimin e burimeve natyrore te kesaj zone. Ne kete takim moren pjese nje sere shoqatash mjedisore dhe drejtues te pushtetit lokal. Nderkohe ekosistemi i Liqenit te Shkodres eshte nje pelllg ujor qe mbledh nje siperfaqe te madhe ujrash ndaj kerkoj nga shoqatat te luajne rolin e rregullatorit.Aktualisht liqeni i Shkodrës edhe pse listohet si një zonë e mbrojtur “Ramsar”, vetem si e tillë nuk është trajtuar në gjithë këto vite. Këtë e dëshmojnë edhe mbetjet e shumta në të. Në gjithë këte periudhe ajo ka qënë një ndër zonat më të ndotura, edhe pse disa herë janë zhvilluar të tilla aksione pastrimi.