Ka festuar ditëlindjen e 119-të personi më i vjetër në botë duke u shprehur e vendosur për ta shtyrë këtë rekord edhe për një vit. Kane Tanaka tregon se preferon çokollatat dhe pijet me gaz ndërsa festoi ditëlindjen një ditë më parë në Japoni.
Siç raportohet nga CNN, libri i rekordeve Guiness ka pranuar që Tanaka në 2019 festoi ditëlindjen e 116-të kur edhe i është kontrolluar certifikata e lindjes.
Ajo theu rekordet e të gjitha kohërave kur në shtator të vitit 2020 arriti moshën 117-vjeçare. Tanaka arriti t’i përjetojë pesë perandorë japonezë dhe shpreson që do të jetojë për ta festuar edhe ditëlindjen e 120-të.
Sipas të dhënave të autoriteteve japoneze, në këtë vend ekziston një rekord prej 86.510 njerëzve që janë mbi 100-vjeç, që është një rritje prej 60 për qind krahasuar me një vit më herët.
Tanaka ka lindur në vitin 1903. Në moshën 19-vjeçare u martua me pronarin e një dyqani orizi dhe punoi aty deri në moshën 103-vjeçare. Ajo ka jetuar nëpër ngjarje historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll të vitit 1918.
“Nuk mbaj mend që ajo të ketë folur shumë për të kaluarën. Ajo është shumë e përparuar, asaj i pëlqen shumë të jetojë në të tashmen,” tha nipi i Tanaka, Eiji Tanaka, për CNN vitin e kaluar.