Ka mbyllur siparin edicioni i 12 i festivalit folklorik tipologjik i rapsodëve dhe instrumentistëve popullor i cili u organizua në Lezhë.Në naten e dytë të këtij eventi përformuan 9 grupe artistike, të cilët shpalosen vlerat folklorike të zonave të tyre.
Drejtori i Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorike Niko Kotherja, thotë se evente të tilla janë mjaft të rëndësishme për ruajtjen e Trashgimisë Kulturore.

Juria e përbërë nga Zef Çoba, Frano Kulli dhe Fatos Qerimaj vlersoi me çmimin “Gjok Nonaj” Rapsodet e Malesisë së Madhe, me çmimin “Ndue Shyti” Grupi i Rapodeve të Lezhës, çmimin “Dervish Shaqja” e mori grupi i Hasit, ndërsa me çmimin raspodi i ri më i mirë u vlersuan Emanuel Sukaj instrumentistet e rinj të puKës dhe Enver Kurti.

Çmimin special në intepretimin më të mire ju akordua raspsodeve te Vlores dhe çmimin i karrieres Lulash Pllumi.Ndërsa me çmimin e jurisë u vlersua artisti Met Doku dhe fyejt e gramishit.Ne edicioni e 12 të festivalit folklorik tipologjik të rapsodëve dhe instrumentistëve popullor që u zhvillua për dy nete me radhe në Lezhë moren pjesë 17 grupe artistike nga qytete të ndryshmë të shqipërisë.

 

Artikulli paraprakVAKSINA ANTI-GRIP, VAKSINOHEN 50% E TË RREZIKUARVE
Artikulli tjetërFSHATI ME KATËR BANORË NË MALËSINË E MADHE!