Plot 12 programe studimi janë mbyllur këtë vit të ri akademik në Universitetin Aleksandër Xhovani në Elbasan.

Mes tyre janë matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë programesh të gjuhëve të huaja. Ndërkohë 6 programe të tjera janë në rrezik mbyllje, mes të cilave gjuhë-letërsia, histori-gjeografia, gazetaria apo psikologjia.

Në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” rrezikojnë të mbyllen katër programe si degët Matematikë, Fizika, Kimia por dhe Italishtja të cilat kanë regjistrime minimale.

“Faktorët nuk lidhen me aspekte të brendshme të universitetit”, shprehet rektori i këtij Universiteti Roland Zisi.

Rreth 290 studentë janë regjistruar pas fazës së dytë në Universtin e Gjirokastrës, nga 805 që ishin kuotat e miratuara.

6 programe studimi, rrezikojnë të mbyllen. Drejtuesit e Universitetit japin si shkak vendosjen e mesatares 7 për mësuesinë.

“Ne kemi shqetësim për mësuesinë, që aktualisht ka një numër të ulët regjistrimesh. Ndoshta një prej faktorëve që ka ndikuar mund të ketë qenë dhe vendosja e mesatares 7-të”, shprehet Jani Dine.

Këtë vit, regjistrimet e reja në Universitetet e rretheve janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit.

Artikulli paraprakNGJARJA NE MAT,SHKON NE TRE NUMRI I VIKTIMAVE
Artikulli tjetërPËRPLASJA PËR SHULLAZIN, PROKURORJA ÇON NË GJYKATË ARTA MARKUN