Janë mbyllur aplikimet për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së), dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bën me dije se janë 40 aplikime.

Ndër këto 40 aplikime, 7 janë femra mes tyre edhe Aida Veizaj (Hajnaj), zv drejtoresha e përgjithshme e policisë si dhe Lindita Nushi ish zyrtare e policisë kufitare.

Ndërkohë Artur Beu është gjithashtu pjesë e strukturave të policisë, në marrëdhëniet me jashtë; Atnan Shehu punon si oficer i Krimeve të rënda; Ardian Çipa tek drejtoria e policisë së shtetit, Dritan Osmani oficer në gardën e Rrepublikës, Bujar Madani oficer i policisë gjyqësore, Ervin Hodaj pedagog pranë akademisë, ish drejtor i policisë Tiranë; Gentjan Shehaj ish drejtor i policisë Vlorë; Eduart Merkaj zyrtar i policisë kufitare; Adriatik Ago zv drejtor i përgjithshëm i SHÇBA;

Artan Shkëmbi kreu i forcës së Ligjit; Krenar Ahmeti ish zyrtar i policisë rrugore, Pëllumb Seferi ish shef i Interpolit, Ylli Pjeternikaj prokuror; Saimir Shehri ish drejtor i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili Drejtori i përgjithshëm i burgjeve.
Mesazh nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar.

Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes.

Artikulli paraprakAMBASADORJA YURI KIM NË ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI NË DURRËS
Artikulli tjetërPOLICIA RRUGORE: 567 MASA ADMINISTRATIVE PËR SHKELJE TË RREGULLAVE TË QARKULLIMIT