Aplikimet për fermerët të cilët përfitojnë nga skemat mbështetsë të Ministrisë së Bujqësisë janë mbyllur zyrtarisht. Në drejtorinë rajonale të ekstensionit bujqësor në Shkodër, për 8 masat përfituese ky kryesorja është ajo e naftës kanë aplikuar 4560 fermer shprehet Hylvi Shimaj, përgjegjës i specialiteteve pranë kësaj drejtorie.

Një risi për këtë vit ishte grupimi i fermerëve që kanë më pak sipërfaqe toke apo krerë bagëtish sesa parashikojnë kriteret e skemave mbështetëse. Shimaj thotë se janë 77 fermerë të përfshirë në grupe të ndryshme që kanë aplikuar për subvencionin e naftës apo skema të tjera.

Përgjigjet për përfituesit do të marrin një kohë të gjatë deri në shqyrtimin e tyre.Ajo që mbetet shqetësim është mungesa e certifikatave të pronësisë duke penalizuar një numër të konsiderueshëm fermerësh në Shkodër.

Aplikimet për fermerët u hapën më 27 mars të këtij viti duke vijuar deri më 19 prill. Këtë vit pritet që numri i përfituesve nga skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë të jetë më i lartë.

Artikulli paraprakSITUATA GRIPALE NË BASHKINË MALËSI E MADHE
Artikulli tjetërI DËNUAR NË ITALI, SEKUESTRO PASURIVE TË SHKODRANIT