Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, Andi Tomës, 6 zyrtarëve të tjerë të shtetit, por edhe 3 shoqërive tregtare dhe administratorëve të tyre me akuzën e shpërdorimit të detyrës për rrugën e Gjinarit.

Xhika e Toma që po hetohen në masën e sgurisë ‘arrest me burg’, por edhe dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për dëm ndaj shtetit në vlerën e 5 mln eurove. Edhe pse rruga me letra është e përfunduar, në fakt në realitet është e kundërta.

Pas kallëzimit të KLSH, prokuroria nisi hetimet duke vendosur në pranga ish-kreun e ARRSH së bashku me zyrtarë e tjerë në datë 2 shkurt të këtij viti.

Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve në vitet 2008-2013 ndërsa Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017. Xhika dhe Toma janë në hetim edhe për një tjetër procedim, atë të rrugës Tiranë-Elbasan, dosje për të cilën janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet për procedimin penal Nr.740, regjistruar datë 11.04.2016, dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, në ngarkim të të pandehurve:

Emrat e 11 të pandehurve :Dashamir Xhika;Andi Toma;Rexhep Tarba;Agron Hysa;Kujtim Hysa;Rezarta Bokçiu;Lek Tushaj;Astrit Qafa;Malvina Kallabaku;Afërdita Basha;Kastriot Braha;

1) Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013, I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017, – I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, – I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Artikulli paraprakBIE NGA SHKALLËT E LOKALIT, HUMB JETËN 71 VJECARI
Artikulli tjetërSULMI NË KANADA,SHQIPTARI NDIHMON TË PLAGOSURIT