Në Shqipëri shkon në 51 numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, ndërsa të gjitha operacionet e shpëtim-kërkimit konsiderohen tanimë të mbyllura. Më herët Ministria e Mbrojtjes dhe kryeministri Rama bënë me dije se tashmë ka nisur puna për verifikimin e dëmeve të tërmetit katastrofik dhe se nga rrënojat u nxorën 50 viktima. Ndërkohë më vonë numri arriti në 51 viktima ku ndërroi jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçarja, Xhesika Biqiku. 20-vjecarja është viktima e parë që shënohet në Tiranë, nga tërmeti shkatërrimtar.

Ajo ishte në gjendje koma prej tre ditësh. 20-vjeçarja u aksidentua në momentin e tërmetit pasi po tentonte të largohej i ra një tullë në kokë.Ndërkohë permes një njoftimi zyrtar Ministria e Mbrojtjes thotë se në 3 ditë u nxorën nga rrënojat 50 viktima, përmes operacionit ku morën pjesë rreth 250 efektivë të kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listën përfundimtare emërore. Lidhur me kërkimet e fundit në Mira Mare nuk është gjetur asnjë trup. Pas kërkim shpëtimit në terren, ekspertë shqiptarë e të huaj nisin punën për verifikimet e dëmeve në terren”, deklaron Ministria e Mbrojtjes. Në total janë pak më shumë se 900 të plagosurit, nga të cilët 41 janë ende të shtruar në spital.

Mes tyre një vajzë është në gjendje të rëndë, dhe sipas vlerësimit të mjekëve, dhe transferimi i saj jashtë vendit, është i pamundur. Tre të tjerë që gjithashtu kanë qenë në gjendje të rëndë, janë dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.Sipas ministrisë së shëndetësisë “përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale,

janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës

Artikulli paraprakSHKODËR, ZVA MBLEDHJE PËR SHKOLLIMIN E TË STREHUARVE
Artikulli tjetërTËRMETET, BOTA ME SYTË NGA SHQIPËRIA