Një kërkim privat për gjetjen e avionit tw zhdukur me numër fluturimi MH370 është mbyllur zyrtarisht pa asnjë rezultat.

Kompania ‘Ocean Infinity’ me bazë në SHBA, përdori një mjet që zhytej në thellësinë e detit për të zhvilluar një kërkim 90 ditor në një zonë të gjerë në jug të Oqeanit Indian.

Por asgjë nuk u gjet dhe qeveria malajziane bëri te ditur se nuk ka asnjë plan të nisë kërkime të reja. Avioni u zhduk nga radarët në 8 mars të 2014-tës, ndërsa fluturonte nga Kuala Lampuri në Pekin me 239 persona në bord.

Ende vazhdon të ketë debate mbi zonën ku mund të ketë renë avioni.

Kërkimet për mjetin e zhdukur fluturues u shtrinë në sipërfaqen më të madhe në historinë e aviacionit civil, duke mbuluar më shumë se 120 mijë km katrorë të oqeanit indian.

Pjesë të avionit janë gjetur deri në Madakaskar, por jo trupi i tij.

Kërkimi zyrtar, ku u përfshinë ekipe nga Australia, Malajzia dhe Kina, u mbyll në janar të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakPRANGA TË RIUT, SHISTE HEROINË
Artikulli tjetërDITËT E FUNDIT TË MAJIT ME DIELL DHE VRANËSIRA