Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet në orën 18:15 minuta. Ky Kuvend, i thirur sot nga kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur që prej orës 12:00. Në Kuvendin Kombëtar të PD u votuan ndryshime statutore, ndërsa po ashtu u miratua edhe Enkelejd Alibeaj, që në strukturat e kësaj partie të mos ketë individë të shpallur ‘non grata’, si dhe krijimi i  Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD-së, pra siç është FRPD dhe Forumi i Gruas. Ndërkohë që me vendimin që ndalohen personat ‘non grata’ në strukturat e larta të PD Kuvendi ka ‘legjitimuar’ vendimin që Basha mori për përjashtimi  e Berishës nga Grupi Parlamentar.

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar tha se mund të ishim anëtarësuar në BE, por për këtë bëri fajtor Sali Berishën. Basha tha se dita e sotme tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ndër të tjera, kreu i PD theksoi se gabimet e së kaluarës nuk do ta marrin peng PD-në dhe demokratët. I pyetur për Referendumin e Berishës, Basha tha se PD ka pasur vetëm një aktivitet dhe ai është Kuvendi Kombëtar.

“Ka vetëm një PD, që ka pasur një Kuvend sot. Të tjerat janë përpjekje personale për të bërë demokratët mish për top. Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij se ai ka vendosur interesat e veta mbi demokratët.”-tha Basha.

Artikulli paraprakDJ PM PUBLIKON MESAZHIN PASI U ELIMINUA NGA SHTËPIA E BIG BROTHER VIP, JA ÇFARË THOTË AI
Artikulli tjetërSI REAGOI SARA KUR MONIKA LUBONJA VESHI KËMISHËN E LEDRIT?