Gjatë ditës së sotme Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur mbylljen e burgut kaq të debatuar atë të Guantanamos.

Ky është një ndër objektivat dhe qëllimet gjatë kohës kur presidenti Obama ka marrë detyrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pentagoni ka propozuar transferimin e 91 të burgosurve drejt vendit të tyre ose në burgjet ushtarake ose civile të SHBA-së. Për të drejtuar këtë burg çdo vit qeverisë amerikane i ka kushtuar plot 445 milionë dollarë, ndërsa ky është një ndër premtimet e hershme të Obamës. Zyrtarë të lartë të administratës u tha gazetarëve të martën se mbylljen e burgut është e domosdoshme për sigurinë kombëtare.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRIKTHIMI NË KUVEND, ARMANDO PRENGA: NUK JAM PJESË E PS-së
Artikulli tjetërNDRYSHOJNË RREGULLAT, JA SA DO TË PAGUAJNË BIZNESET PËR TAKSEN E HAPËSIRËS