VLLAZNIA NË VENDIN E 8-TË, TIRANA E PARTIZANI KRYESOJNË .

Është mbyllur faza e parë e kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore. Pas 9 javëve të para që  përbëjnë ¼ e kampionatit, Partizani e Tirana mbajnë vendet e para me nga 18 pikë. Me 16 pikë janë Kukësi dhe Laçi i drejtuar nga trajneri shkodran, Armando Cungu. Ndërkohë në vendin e 5-të dhe të 6-të rreshohet Skënderbeu e Flamurtari. Ndërkohë Vllaznia është mjaftuar me vendin e 7 me  8 pikë, duke lënë pas Teutën dhe Apoloninë me nga 7 pikë dhe Elbasanin me 3 pikë. Vlen të kujtohet që skuadra shkodrane këtë kampionat e ka nisur me -3 pikë. Duke u ndalur konkretisht tek ndeshjet e Vllaznisë gjatë këtyre javëve, si asnjëherë ndoshta në historinë e këtij klubi kemi vetëm 6 gola të shënuar e 10 të pësuar. Ajo që bie në sy janë sasia e golave të shënuar, nga një skuadër që gjithmonë në vitet e saj të kampionateve ka prodhuar futboll dhe gola. Kështu duket qartë se ekipit i mungon një sulmues i mirëfilltë ç’ka ka qenë një ndër problemet kryesore në këto ndeshje. Pas 9 javësh, kuqeblutë realisht duhej të ishin në kuotën e 11 pikëve, me 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Konkretisht brënda në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka fituar 2 ndeshje, ka barazuar 1 dhe humbur 2 të tilla me 5 gola të shënuar e 4 të pësuar. Ndërsa në transfertë, skuadra shënon 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje me vetëm 1 gol të shënuar e 6 të pësuar. Por shorti ka planifikuar menjëherë sfidat e tjera në fazën e dytë që për Vllazninë do të jenë mëse të vështira. Kuqeblutë do të udhëtojnë ditën e mërkurë në Kukës në transfertën e radhës. A do të arrijë dot skuadra  një rezultat pozitiv për të mos shënuar humbjen e 5-të radhazi, ku tre i ka arritur në kampionat dhe 1 në kupë kjo mbetet për tu parë. Problem mbeten dhe zhvillimet në Këshillin Bashkiak që do të përcaktojnë drejtuesit e ri të ekipit që mund të sjellin ndryshimet apo lëvizjet e duhura për të nxjerrë nga kriza skuadren kuqeblu. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/bNm58G9hOAM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSKANDON AFATI PËR ABUZUESIT E ENERGJISË
Artikulli tjetërUKRAINË, POROSHENKO DREJT FITORES