Ka mbyllur siparin edicioni i 13 i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë i cili u organizua në Lezhë.Në natën e dytë të këtij eventi përformuan 9 grupe artistike, të cilët shpalosën vlerat folklorike të zonave të tyre. Rapsodet dhe instrumentistet pjesmarres thonë se veprimtari të tilla janë mënyra më e mire e ruajtes dhe përçimit të traditës folklorike të vendit tonë.

Studiuesi i folklorit Agron Xhagolli tha se pjesë e këtij festivali u bënë dhe shumë të rinj, çka tregon se tradita do të vijojë edhe në ardhmen.

Juria e përbërë nga Pellumb Vorpsi, Gjon Frroku dhe Agron Xhagolli vlersoi me çmimin “Ndue Shyti” ansamblin “Mirdita” Mjeshter i Madh, orkestren popullore Pukë me çmimin “Dervish Shaqja”, ndërsa çmimin “Gjok Nonaj” e mori grupi i rapsodeve të Dibres. Çmimin si rapsodi më i mire e mori Pretash Nilaj, rapsodi i ri më i mire Amelja Zefi, instrumentisti më i mire Pëllumb Meta, instrumentisti i ri më i mire Leo Gjoka. Po ashtu u vlersua me çmim special “Interpretimi më i mire” Nazif Çela, me çmimin e karrieres grupi “Flladi i Detit” Lezhë, çmimin e jurisë e mori grupi i instrumentisteve Gramsh dhe çmimi i 80-vjetorit të çlirimit të atdheut ju dha Shërif Margjekajt.

Artikulli paraprakINTERPELANCA PËR VRASJEN E 14-VJEÇARIT, MANASTIRLIU I PËRGJIGJET ZHUPËS: PO PËRDOR DHIMBJEN E FAMILJES PËR PËRFITIM PERSONAL!
Artikulli tjetërKAMPIONAT VOLEJBOLLI MES INSTITUCIONEVE