Festivali i mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, mbylli edicionin e 62-të të tij në qytetin e Shkodrës. 23 këngë konkuruan në natën finale. Në kategorinë 6-9 vjeç, çmimi i parë shkoi për këngë “Dashuri sjell në këtë botë” kënduar nga Reina Kuçi me muzikën e Sajmir Çilit. Për kategorinë 10-14 vjeç çmimin e parë e mori kënga “Sytë e saj” kënduar nga Ameis Demiraj me muzikën e Enis Mullait. Dy fitueset tregojnë emocionet pas këtij triumfi…
Ndërkohë çmimi “Kujtim Alija” nga bashkia Shkodër iu dha mjeshtrave të korit Bardhyl Hysa, Leonora Luca dhe Arben Jubani. Producentja e njohur Zana Çela e cila u rikthye në skenën e festivalit të fëmijëve aty ku nisi rrugëtimin e saj ishte mentorja e artistëve të vegjël….
Disa prej artistëve që kanë dalë nga ky festival si Elhaida Dani, Rosela Gjylbegu, Alis Kallaçi, Ketlin Pjalmi dhe Arseld Muça përshëndetën festivalin e fëmijëve me disa këngë të interpretuara prej tyre duke dhuruar emocione.