Shkolla e mesme “jordan Misja” u shpall fituese e festivalit për të rinj mes shkollave të qytetit me pjesën “Riedukimi i Apolonit” që flet për barazinë gjinore. Regjisori i shfaqjes fituese Vladimir Doda shprehet i lumtur për këtë sukses. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i cili dorëzoi çmimin fitues shkollës “Jordan Misja” u shpreh se festivali i teatrit për shkolla është i rëndësishëm.

Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka që organizon këtë festival teatror me shkollat për të katërtin vit, e cila ishte edhe pjesë e jurisë tha se në këtë garë teatrore të gjithë janë fitues. Pjesë e jurisë ishin edhe Brisela Kadia, drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër dhe Ergys Ivziku drejtor i arsimit në bashkinë Shkodër të cilët thonë se festivali i teatrit për të rinj po kthehet në një traditë të bukur.

Ndërkohë në fund të festivalit të teatrit për shkolla u dhanë edhe çmimet për aktorët. Aktorët më të mirë jo protagonist u shpallën Arlind Jetari, Xhovan Rroku, Armela Pema dhe Amelia Krosaj. Aktorët më të mirë protagonist u shpallën Arenc Radaj, Erald Lahi, Evis Muriqi, Erisona Hoxhaj dhe Eriselda Dedaj. Në natën e fundit të festivalit teatror të shkollave interpretoi shkolla “Atë Gjon Karma” e Gurit të Zi me shfaqjen “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” me regjinë e Aleksandër Prengës.

Artikulli paraprak“FRAKTURA”, EKSPOZITË NË ISH-BURGUN E SPAÇIT
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ AKSIDENT NE AKSIN MILOT-THUMANE, PLAGOSEN 6 PERSONA