Mbyllet fshirja automatike, u falën 111.356 gjoba për mosdeklarim

Përmbyllet faza e dytë e faljes fiskale, ku Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se janë falur automatikisht gjobat për mosdeklarim në kohë, për 111.356 subjekte me status aktiv dhe pasiv. Drejtoria e Tatimeve kërkon nga tatimpaguesit njihen me ligjin për falje dhe të respektojnë afatet për të përfituar. Mbyllet faza e parë e procesit të fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se nga fshirja automatike e këtyre deklaratave të cilat duhet të dorëzoheshin deri në 30 qershor kanë përfituar 6309 tatimpagues. Në total janë 111.356 subjekte me status pasiv dhe aktiv që kanë përfituar nga fshirja automatike e gjobave për mosdeklarim në kohë. Të gjithë këta tatimpagues do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike njoftimin përkatës të fshirjes së gjobave. Llojet e dënimeve që janë fshirë nga sistemi elektronik të vonuar janë: listë pagesa e TAP, deklarata e TVSH-së, deklarata për destinimin e fitimit, deklarata për tatimin fitimin dhe taksat kombëtare. Procesi i fshirjes do të vijojë edhe me hapat e tjerë të saj me çdo zë që parashikon ligji i faljes fiskale. Por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga tatimpaguesi të konsultohen me ligjin në fjalë lidhur me detyrimet që përjashton falja dhe të bëhen pjesë e procesit për të cilin kanë afat deri në dhjetor 2017.

Artikulli paraprakPERLESHJE NE BURG,28 TE VRARE
Artikulli tjetërG20,TAKIMI I PARË ZYRTAR MES PUTIN DHE TRUMP NË HAMBURG