Ka përfunduar kampionati ndërkombëtar i basketbollit 3X3 Shkodra. Një veprimtari shumë interesante kjo që u zhvillua për herë të nëntë në Shqipëri dhe për herë të tretë në Shkodër. Në fakt, ishte pikërisht Bashkia Shkodër ajo që ishte organizatorja kryesore, së bashku me Federatën Shqiptare të Basketbollit, të cilët bënë të mundur këtë spektakël për disa ditë me rradhë në Shirokë. Drejtori i sportit në Bashkinë e Shkodrës, Auron Miloti, që ishte pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti, tregoi më tepër rreth këtij kampionati.
Miloti thotë se interesant ishte fakti që në këtë kampionati kishte edhe shumë turistë të huaj, të cilët luajtën, por edhe shijuan ndeshjet e basketbollit.
Në finalen e këtij kampionati ishin dy ekipe malazeze, teksa skuadra e Meridian u shpall kampione, duke fituar trofeun, por edhe një shpërblim monetar nga Bashkia Shkodër.