Eshtë mbyllur Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur i cili u zhvillua këtë fundjave në qytetin e Lezhës, ku u shpallen edhe fituesit e këtij kompeticioni.Në stilin e lirë vendin e parë e zuri ekipi i Tiranes me 220 pikë, të dyten Teuta me 175 pikë dhe vendin e tretë Jonas Wrestling me 147 pikë.Edhe në stilin Greko-Roman Tirana u shpall kampion me 210 pikë, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e moren Besëlidhja me 127 pikë dhe Tirana B me 55 pikë.
Pjesë e këtij kampionati kombëtar të Mundjes ishin edhe sportistet femra, ku kampion në peshen 53 kg u shpall Marina Jaku, për peshen 57 kg zunë vend të parë dhe të dytë Esmeralda Nela dhe Melisa Xhika, për peshen 59 kg Celestina Gjuraj dhe për peshen 68 kg Albina Drazhi dhe Kleona Shabani.Në këtë aktivitet kombëtar moren pjesë 14 ekipeve nga i gjithë vendi, mes të cileve dhe sportistë kampion bote dhe medalist në aktivitete ndërkombëtare, ndaj dhe vemendja e të apasionuarve ndaj këtij sporti përkëtë kampinat ishte mjaft e madhe.