Per dy dite me radhe Lezha u bë pritëse kampionatit kombëtar në mundje për grupmoshat U15 dhe U17 në stilin Greko-Roman.Pjesë e kompeticionit që u organizua për të dytin vit radhazi në Lezhë, u bënë 80 mundës nga 7 ekipe të Shqipërisë.

Ky aktivitet konsiderohet si mjaft i rëndësishem, pasi do dalin sportistet që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin evropian të mundjes që do të zhvillohet në muajin qershor të këtij viti në vendin tonë thotë Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes Sahit Prizreni.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se mbështetja financiare për sportin do të jetë e vazhdueshme, ndërsa është bërë gati dhe projekti i ndërtimit të pallatit të sportit i cili i mungon këtij qyteti.

Per moshat U15 ne vendin e pare u rendit Kukesi me 180 pike e ndjekut nga Beselidhja me 105 pike dhe Partizani ne vendin e trete me 80 pike dhe sportisti me i mire u shpall mundesi lezhjan Ernest Kamshi i Ekipit Beslidhja.

Ndersa per grupmoshat U17 ne vendin e pare u rendit Beslidhja me 185 pike, ne vendin e dyte Tirana me 100 pike dhe me 40 pike ne vendin e trete u rendit Flamurtari, ndersa mundesi me i mire sportisti i Beslidhjes Simon Gila.

Artikulli paraprakKOREOGRAFI ME KARRIERË 47- VJEÇARE
Artikulli tjetër5-VJETORI I NDARJES NGA JETA I PROFESOR MAHIR HOTIT