Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur strukturat e reja drejtuese të saj pas mbylljes së votimit elektronik në përfundim të Konventës Kombëtare dy ditore të kësaj partie.

Petrit Vasili është zgjedhur Zëvendëskryetar i LSI, ndërsa Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj janë zgjedhur nënkryetarë. Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim është zgjedhur Indrit Brahimllari. Kryetari i LSI, Ilir Meta përshëndeti dhe uroi të zgjedhurit për postet e reja. “Dëshiroj ti falënderoj të gjithë delegatët që votuan. procesi kërkoi kohën e tij dhe këtu është lista përfundimtare e komitetit drejtues kombëtar që në bazë të statutit do duhet të renditet për arsye të ruajtës së ekuilibrave midis LSI/LRI/LBI. Kjo renditje do bëhet nga komisionit. Çdo anëtarë ka të drejtë të paraqitet tek LSI për rezultatit. Do uroja Petrit Vasilin për postin e zv.kryetarin në LSI dhe Luan Ramën. Po ashtu dhe Endritin dhe Kejdin, si dhe Silva Cakën dhe Dritan Yllin. ata morën mbështetje të mirë.”, tha Meta.

Artikulli paraprakDRENASI VOTOI: MORËN PJESË MBI 40 PËRQIND E QYTETARËVE
Artikulli tjetërKAMËZ, ARRESTOHET EFEKTIVI I FNSH, AKSIDENTOI NJË KËMBËSORE