Për tre ditë me rradhë në Shkodër, është organizuar Kupa “Agim Tafili” në sportin e çiklizmit. Si rrjedhojë, në përfundim të tre ditëve të garave, ekipi i Vllaznisë u shpall më i miri i Kupës “Agim Tafili”, teksa trofeu iu dorëzua kapitenit të ekipit Bruno Kola, nga djali i ish-çiklistit për të cilin u zhvillua ky aktivitet, pikërisht Alsid Tafili. Për presidentin e Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku dhe atë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, emri i Agim Tafilit nuk është vetëm i Shkodrës, por i gjithë Shqipërisë.

Në ceremoninë përmbyllëse të këtij eventi, mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Të pranishëm ishin edhe familjarë të të ndjerit Agim Tafili, të cilët falënderuan organizatorët që nuk e harrojnë asnjëherë këtë figurë të nderuar të sportit.

Në fund të garave, para Bashkisë Shkodër u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kupës “Agim Tafili” për Kategorinë Junior dhe të rritur.

Artikulli paraprakTË SHTUNËN TEUTA-VLLAZNIA
Artikulli tjetërSHKODËR, “SHQIPËRIA KUNDËR SHPOPULLIMIT”