Janë mbyllur këtë fundjavë kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Shkodrës për sezonin 2023-2024. Për grupmoshën U-13, titullin kampion arriti ta fitojë ekipi i Scutarit, ndërsa për grupmoshën U-15 ekipi i Don Bosko. Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, Lazër Matija, thotë se kampionatet e Ligës Amatore u mbyllën me sukses.

Trajneri i Scutari U-13, Erjon Hasaj dhe zv/trajneri i Don Bosko U-15, Edmondo Kulla, folën rreth emocioneve për titujt e fituar me ekipet e tyre.

Në këtë mënyrë, kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Shkodrës ulin siparin e tyre për këtë vit, teksa në ceremoninë përmbyllëse, të gjithë pjesëmarrësit janë dukur të kënaqur me atë çfarë kanë dhënë, por edhe kanë marrë prej këtij sezoni futbollistik.

Artikulli paraprakLEZHA TURISTIKE E PANJOHUR
Artikulli tjetërPROVIMI I GJUHËS SË HUAJ, MATURANTËT: ISHTE MESATAR