Mbyllet disko Havana e famshme në Dhërmi. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shpjegon se diskoja nuk lëshonte kupon tatimor. Kreu i qeverisë deklraron se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën. Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin Stop Informalitetit.

Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet me zero tolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakITALIA DREJT ZGJEDHJEVE DERI NË FUND TË TETORIT: TRE DATA TË MUNDSHME
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME TË PLAGOSUR , BANORËT: NA RREZIKOHET JETA ÇDO DITË