Mbrëmjen e së premtes ka ngritur siparin edicioni i 56-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Teatrin “Migjeni”.

Përmes një program të përzgjedhur, këngëtarët e vegjël u ngjitën në skenën e madhe të këtij kompeticioni, duke sjell emocione me tingujt e këngëve të përgatitura prej muajsh për këtë festival.

Edicioni i këtij viti i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë rikthehet këtë vit në ambjent të mbyllur, pas katër viteve të tjera në ambjente të hapura.

Edhe kësaj radhe organizoatorët janë kujdesur për detajet, ndërsa a rënë në sy skenografia, e cila është kuruar deri në detaje me teknologjinë më të fundit të ndriçimit dhe ekraneve LED.

Publiku shkodranë, si çdo herë tjetër tejmbushi sallën e Panteonit “Migjeni”, për të ndjekur një ndër eventet më të rëndësishme të vitit të organizuar në Shkodër.

Këtë të shtunë pritet të mbahet gjysëmfinalja e dytë, për të pasuar me ditën e diel me finalen e madhe, për të kurorëzuar për të 56-tën herë fituesit e këtij kompeticioni mbarëkombëtar muzikor për fëmijë.

Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë është kthyer tashmë në një traditë shumëvjeçare dhe organizohet nga Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve, me kujdesin e veçantë të drejtorit, Mjeshtrit të Madh, Kujtim Alija.

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, FESTË PËR FËMIJËT NË NEVOJË
Artikulli tjetërTHIRRJA VAZHDON TË KTHEHET NË NDIHMË