Vllaznia ka arritur të marrë 3 pikë në përballjen ndaj Bylisit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 36-të të Abbissnet Superiore. Ballshiotët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 35-të të takimit por një minutë më vonë është Jonuzi ai që barazon shifrat duke shënuar për skuadrën shkodranë.

Në pjësën e dytë të takimit skuadra shkodranë dyfishon rezultatin me anë të golit të shënuar nga Liridon Latifi në minutën e 67’ të takimit.

Shkodranët ngjiten kështu në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit pasi rovalja kryesore Teuta ka humbur ndaj Partizanit.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA E HUNGARISË VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI ME 1 QERSHOR, PRITET NGA BEGAJ
Artikulli tjetërSITUATA NË VERI/ ZV. KRYEMINISTRI I KOSOVËS NUK TËRHIQET