Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Një ndeshje që nuk kishte shumë histori, me skuadrat që u “zgjuan” vetëm në 10 minutat e fundit, ku kërkuan me ngul edhe golin që do iu jepte fitoren, por përsëri vetëm 3 goditje ishin në portë.
Shkodranët kishin një sfidë direkte për vendin e tretë me Kukësin pasi ndanin të njëjtën kuotë pikësh, por që nuk arritën të dilnin fituese asnjëra prej tyre, duke vazhduar të jenë po me pikë të barabarta.
Nga njëra ana Aralica dhe Hakaj dhe nga ana tjetër Basha dhe Taipi kërkuan të kërcënonin portat respektive por pa mundur të dërgonin topin në rrjetë, me pjesën e parë që mbyllet shumë e vakët.
Pjesa e dytë do të kërkonte Kukësin më kërkues por përsëri pa mundur të gjente golin, në minutën e 73-të Aralica tentoi të befasonte me një lëvizje akrobatike. Tafas i mohoi golin, sikurse bëri gjashtë minuta më Zogovic pas një goditjeje me kokë të Feijao. Në minutat e fundit Zinedin Mustedanagic provoi në dy raste, por e çoi topin jashtë kuadratit. Kështu gjithçka u mbyll me rezultati 0-0.