Kombëtarja mundet në ‘Air Albania’! Kuqezinjtë kanë konfirmuar edhe në këtë ndeshje se lëshojnë shumë ne pjesën e dytë. Pas 45 minutave të parë të jashtëzakonshme djemtë e Rejas kanë zhgënyer në të dytën duke u mundur me Izraelin 1-2 në Tiranë.
Kjo sfidë e dytë e Ligës së Kombeve, e velfshme për Grupin 2 të Ligës B, ka lënë Shqipërinë me vetëm 1 pikë, pas barazimit me Islandën, ndërkohë që izraelitët kanë marrë 3 pikë në kryeqytetin shqiptar duke shkuar në 4 pikë në vendin e parë. Grupi kryesohet nga Izraeli me 4 pikë në 2 ndeshje, teksa Islanda ka arritur të sigurojë 2 pikë.
Në sfidën e sotme Armando Broja shënoi gol me penallti në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Izraeli shënoi dy gola me Solomon në minutën e 57-të dhe të 73-të. Duelin e radhës Shqipëria do ta luaj më 24 shtator në Izrael. Aventura në Ligën e Kombeve, do të mbyllet në “Air Albania” ndaj Islandës.