Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja Teuta- Vllaznia e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës , përballje kjo e vlefshme për javën e 29 –të të Abbissnet Superiore.
Të dy ekipet kishin raste të shumta por në minutën e 60’ për shkak të një ndërhyrjeje të gabuar në zonë nga skuadra e Teutës për Vllazninë akordohet një penallti e cila ekzekutohet nga Liridon Latifi që e kalon skuadrën shkodrane në avantazh. Kur u mendua që kjo përballje po mbyllej në minutën e 99’ një pasim I gabuar I lojtarëve të Vllaznisë , Teuta barazon gjithçka më anë të Ergys Peporit.
Kuqeblutë vijnë në këtë përballje pas fitores me Partizanin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Teuta pas humbjes ndaj Laçit po në gjysmëfinale. Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në vendin e 5 në renditje me 41 pikë ndërsa Teuta në të 7 me 33 pikë.