Është mbyllur me rezultatin 8 – 0, ndeshja Çelsi – Vllaznia. Vajzat shkodrane nuk arrijnë të triumfojnë por madje humbin me goleadë ndaj londinezeve . Çelsi ka kaluar në avantazh që në minutën e 10 me anë të golit të shënuar nga Kerr. Pa u mbyllur pjesa e parë e lojës pikërisht në minutën e 36 ëdhtë sërish Kerr ajo që shënon dhe pak minuta më pas Çelësi shënon golin e tretë. Kështu mbyllen 45 minutat e para.
Pjesa e dytë nis sërish me vrull nga londinezet ku në minitën e 57 dhe të 61 Kerr shënon golin e katërt dhe të pestë për londinezet por të katërtin personal brenda ndeshjes. Në minutën e 72 Herder shënon golin e gjashtë për Çelsin ndërsa 6 minuta më pas është Svitkova që shënon të shtatin gol për londinezet . Por loja nuk mbyllet këtu është Herder që sërish shënon për të çuar rezultatin në 8 me 0.
Kjo është ndeshja e dytë që vajzat shkodrane zhvillojnë që pas humbjes ndaj skudrës së Realit në Shkodër.