Vllaznia ka marrë një humbje në shtëpi pasi është mposhtur 0-1 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër nga Kastrioti.
Goli i vetëm që i dha fitoren krutanëve u realizua nga Mihana në minutën e 30′.
Vllaznia mbetet e 3-ta me 35 pikë, ndërsa Kastrioti ngelet sërish në fund të tabelës me vetëm 23 pikë.